Insajderi
Insajderi

Arsyetimi i gjykatës që çoi në paraburgim të ashtuquajturin logoped dhe dy familjarët e të miturës (Dokument)

Insajderi
28 November 2022 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsyetimi i gjykatës që çoi në paraburgim të ashtuquajturin logoped dhe dy familjarët e të miturës (Dokument)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tre muajve logopedit, Iljasa Fazliu dhe dy familjarëve të të miturës, 3 vjeçare e cila u abuzua psiqikisht.

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e gjykatës, ku mes tjerash theksohen gjitha arsyetimet të cilat, gjykata i ka vlerësuar si të mjaftueshme për caktim e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Dosja e plotë e arsyetimit:

Paraburgim edhe për babain e 3 vjeçares, reagon avokati: U barazuan veprimet çnjerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”

Logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu dje u arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën 3 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij. Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj logopedit Iljasa Fazliu dhe dy familjarëve të 3 vjeçares të cilët ushtruan dhunë ndaj tij.

Në vendimin e gjykatës thuhet se masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve I.D, I.Sh dhe R.V është caktuar për 30 ditë.

Lidhur me paraburgimin ka reaguar avokati i dajës së vajzës 3 vjeçare që së bashku me babain e të miturës ushtruan dhunë ndaj logopedit.

Sipas Spahiut janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës dhe dajës me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të mbrojturit tonë dhe babait te vajzës së keqtrajtuar nga Logopedi Iljasa Fazliu, e njëkohësisht e ka caktuar masën e paraburgimit edhe ndaj të dyshuarit të parë- Logopedit. Me anën e këtij vendimi janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës 3 vjeçare dhe i dajës së saj me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”, i cili është dashur që ta trajtojë në mënyrë profesionale vogëlushen e pafajshme. Brenda afatit ligjor do të ushtrojmë ankesë dhe shpresojmë qe Gjykata e Apelit do ta trajtojë rastin në mënyre objektive. Me respekt Avokatura SPAHIU” – shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark