×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Artistët shqiptarë që u përballën me drejtësinë gjatë vitit të kaluar

    Insajderi
    02 January 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artistët janë personazhet të cilat pëlqehen por edhe për shumicën e fansave të tyre, gjithashtu ata edhe janë një model që shpesh edhe “lakmohen”.

    Por përtej famës dhe jetës luksoze, jo të gjithë artistët kanë edhe “qetësi” në jetën e tyre.

    Shumica prej tyre kanë pasur edhe probleme me drejtësinë, e raste këto të cilat edhe kanë bërë bujë në media e gjithandej.

    Edhe viti 2022 nuk u tejkalua pa probleme të tilla.

    Disa prej artistëve kishin telashe direkte, e disa edhe indirekte por që u përfshinë në. telashe këto të cilat disa u tejkaluan lehtë e disa përfunduan edhe me fatalitet.

    -Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ishte ndër artistët që pati telashe me ligjin, e madje edhe përfundoi edhe në polici.

    Don Xhoni, përfundoi dy herë në polici brenda pak muajsh, si i dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.

    Hera e fundit kur ai doli para drejtësisë në nëntor të 2022, u dënua me dy mijë euro gjobë.

    Sipas aktgjykimit, reperi është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit, shkruan lajmi.net.

    Pas kësaj gjobe, Don Xhoni është shprehur i penduar dhe pati premtuar se nuk do të ndodhë më kurrë.

    Sipas aktakuzës, reperi në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit pistoletën e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.

    -Reperi nga Ferizaji, Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta, ishte shumë aktivë me projekte dhe mbrëmje muzikore në fillimin e vitit të 2022.

    Buta është njëri ndër emrat më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Mirëpo në maj të këtij viti ndryshoi gjithçka për reperin.

    28 maj 2022, ishte data kur vëllai i Butës, Qëndrim Januzi, dyshohet se qëlloi për vdekje viktimën Gazmend Hyseni, i njohur si “Strella”.

    Vrasja supozohet se ndodhi pas “zënkave” të një pas njëshme që dyshja kishin pasur me njëri-tjetrin e që dikur ishin edhe shokë.

    Rasti mori vëmendje të madhe mediatike, dhe Buta doli me një reagim në ‘Instagram’.

    Reperi kishte shprehur keqardhje për fatkeqësinë dhe kishte informuar se kishte anuluar të gjitha datat deri tek një afat të pacaktuar. Pauza e reperit ka zgjatur deri pas sezonës verore, ku edhe nisi koncertet e tij të para në Kosovë dhe Shqipëri.

    E në tregun muzikor atë e riktheu bashkëpunimi me Era Istrefin dhe kënga e tyre “5AM” .

    -Gjiko është reperi tjetër që pati punë me drejtësinë gjatë vitit 2022.

    Ai u akuzua se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

    Sipas aktakuzës reperi i kishte premtuar të miturës se do ta bëj këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu reperi e kishte marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substancë narkotike.

    Më pas dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

    Për këtë reperi kishte dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë me 25 mars 2022.

    Pas gjithë këtyre akuzave, reperi kishte reaguar në rrjete sociale duke hedhur poshtë të gjitha, ku edhe i kishte quajtur të pavërteta dhe të sajuara.

    Madje ai kishte njoftuar se kishte anagzhuar një zyrë profesioniste ligjore për t’u marrë me çështjen e kësaj akuze.

    E pas daljes së tij në Gjykatë, rasti nuk është raportuar në media, dhe nuk dihet vazhdimësia e rastit.

    -Me drejtësinë u përball edhe reperi më i komentuar për skandale, Fero.

    Reperi u arrestua nga Policia e Kosovës, pas publikimit të një video ku shihej reperi duke e sulmuar dikë brenda një veture.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, kishte njoftuar se reperi u ndalua për 48 orë për veprën penale “sulm”.

    Pas 48 orësh, reperi ishte liruar me procedurë të rregullt.

    Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që reperi u përball me drejtësinë, konkretisht me Policinë apo Gjykatën.

    Reperi probleme me ligjin pati edhe 2021. Ai doli para trupit gjykues, pasi në vitin 2018 së bashku me Mehmet Elshanin dhe Avdullah Islamin ishin përfshirë në një sherr.

    Reperi u akuzua për “kanosje për përdorim të mjetit të rrezikshëm”.

    Sipas Prokurorisë reperi gjatë një sherri ka pasur me vete një “elektroshok” me bateri.

    E pak ditë kur kanë mbetur në përfundim të vitit 2022, Fero sërish ka telashe me policinë. Madje ai është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

    Reperi duket se nuk ka të ndalur nga skandalet.

    -Një arrestim që bëri bujë të madhe në media, dhe shokoi të gjithë ishte edhe arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila.

    Antimafia italiane arrestoi këngëtaren Elsa Lila së bashku me një grup prej 12 personash të akuzuar për trafik droge në 16 mars të 2022.

    Sipas hetimeve, ajo bënte pjesë në rrjetin që drejtohej nga boksieri Petrit Bardhi dhe dyshohej se këngëtarja kishte rolin e llogaritares së grupit.

    Arrestimi i këngëtares shqiptare ndodhi në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti të trafikut të drogës.

    Elsa u lirua nga burgu një muaj pas, saktësisht me 6 maj.

    Lajmin për lirimin e këngëtares e kishte konfirmuar daja i saj njëherit avokati, Saimir Visha./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark