×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “As në Amerikë e Evropë, ushtarët se kanë të ndalume me bë tatuazhe” – artisti i njohur i reagon ashpër Mehajt

    Insajderi
    06 January 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tatu artisti, Alaudin Murturi ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes, të cilit si një ndër kriteret kanë vendosur që të mos pranojnë ushtarë të rinj me tatuazhe.

    Murturi në intervistë për Insajderi është shprehur se veç diskutimi mbi këtë iu është dukur tejet i rëndë.

    “Ka qenë goxha e rëndë për mua si artist, në këtë vit, në këtë shekull me u diskutu hale ajo pjesë, veç diskutimi i saj për mu u kanë shumë i rëndë e lërë më gjërat tjera. Unë kam punuar me shumë ushtarë, Evropë, Amerikë edhe me krejt cka kam bisedu asnjëri prej tyre asnjëherë nuk ma ka cek që e kanë  të ndalume me realizu një tatuazh, përveç janë disa pjesë kuptohet, pjesa e ftyrës, duarve, gishtave janë pak më të ndjeshme dhe duhet me kanë jo shumë e dukshme”, ka deklaruar Murturi.

    Sipas tij kjo kërkesë është e palogjikshme.

    “Mundet me u mbulu një pjesë me uniformë, mos e u dokë por jo asnjëherë krejt. Se kjo është edhe prekje e privatësisë dhe secili mundet me bë çka do me trupin e vet”, ka thënë ai.

    Ai parasheh edhe rrezikun për të ardhmën që ushtria jonë të mbesë pa ushtarë, për shkak të këtij kriteri.

    Çka pas 10 vjete, pas 20 vjete a duhet me ndryshu atë ligj a cka duhet me bë se nuk ka shanse me pas të rinj pa tatuazhe në 10-20 vitet e ardhshme. Kjo mundet me ndiku me mbetë pa ushtri sepse qejfi për tatuazh është shumë i madh.

    Përveç tatuazhe, kriter tjetër për të qenë pjesë e FSK është mjekra e mosha.

    E pikërisht ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është kritikuar edhe nga qytetarët për këto kërkesa.

    Një komentues i quajti këto kritere si ligje shoveniste, teksa i njëjti tha se Mehaj po kërkon ushtar dhe jo modela.

    “Lejoni mjekrrat edhe tattoo se për ushtar je tu lyp jo për modela. Sene te kota me ide socialiste po doni me ngrit ushtri. Normal qe nuk aplikojnë rinija me rregullore shoveniste hala. Ligjin e keni ndor ju tash mundeni me ndryshu, plot aleat tanë i lejojnë edhe su ba kurgjo prap kan ushtri të modernume. Ju përshëndes”, ka thënë ai.

    Edhe kriteri i moshës u kritikua mjaft shumë, disa qytetarë thonë se për një vit nuk po mund të aplikojnë kurse të tjerë thonë se duhet të caktohet mosha deri në 30 ose 40 vjeç.

    “Ju duhet ta rrisni moshën se paku deri 40 vjeç, jo deri në 25 vjet”, “Sen sish bo me bo njëjte sikur në polici mosha 30″, ” Unë për një vit spo mundem”, kështu janë shprehur disa qytetarë përmes komenteve në postimin e Mehajt.

    Në anën tjetër, mungesa e njërit prej kritereve të përgjithshme për rekrut të FSK-së, tatuazhi, u bë shkas për mospranimin e Eurolind Shehut në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Por, ky nuk është rasti i vetëm ku rekrutëve iu ndalet ëndrra në gjysmë për shkak të tatuazhit./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark