×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Asamblisti i LVV-së tallet me Rizvanollin: Ministre a duhet me qenë 10 apo 15 centimetra trashësia e stiroporit

    Insajderi
    29 September 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi, është tallur me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Ministrja Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit, kërkoi nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre, si masë për kursimin e energjisë elektrike.

    “Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar asamblisti i VV’së në Ferizaj, Amir Rexhepi, i cili ka ironizuar me Rizvanollin.

    “U bo ministre, po i izolojme, veç tregona per trashesine e stiroporit, sa duhet me qene 10 cm a 15 cm”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark