×
  • Sport
  • Sport

    “Asgjë s’ka ndryshuar tek United, madje as shefat e kuzhinës, as pishina, as palestra”/ Ronaldo ankohet edhe në infrastrukturën e dobët te United

    Insajderi
    14 November 2022 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ka hapur letrat në raport me skuadrën e Man United.

    Cristiano Ronaldo ka qenë cak i shumë kritikave në dy sezonet e fundit, pasi aventura e tij me Man United nuk shkoi sipas planeve.

    Lojtari ka folur së fundmi për të gjitha këto probleme, duke adresuar shumë kritika për klubin.

    CR7 tha se që nga largimi i Sir Alex Ferguson, tek United s’ka ndryshuar asgjë, madje as shefat e kuzhinës.

    “Asgjë s’ka ndryshuar. Befasisht jo vetëm pishina, por edhe palestra, edhe disa teknologji, kuzhina, shefat e kuzhinës, të cilët i vlerësoj, janë njerëz të shkëlqyer”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.net.

    “Ata kanë ngecur në kohë, gjë që është befasuese. Mendova se do të shihja gjëra të ndryshme, infrastrukturë, por për fat të keq, shohim shumë gjëra që kam parë kur isha 20-23 vjeçar. Pra, më befasoi shumë”, ishin fjalët e portugezit.

    Ronaldo nuk kurseu kritika as për Ralf Rangnick, Wayne Rooney, Erik ten Hag dhe 2-3 persona që nuk i emëroi, por që janë në krye të klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark