×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    ASHAK organizon konferencën shkencore për dramën e sotme shqipe

    Insajderi
    11 May 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës gjatë ditës së sotme (11.05.2023) ka mbajtur konferencën shkencore ndërkombëtare me temën bosht “Drama shqipe: fillimi i shekullit XXI”.

    Në këtë konferencë u paraqiten me kumtesat e tyre akademikë, profesorë dhe studiues të ndryshëm të dramës shqipe. “Drama, gjini e vështirë” ishte kumtesa e akademik Sabri Hamiti, me të cilin edhe hapi siparin kjo konferencë shkencore. Hamiti, mes të tjerash, i vlerësoi dramat e krijueses Doruntina Basha, si ndër tekstet më të vlershme të gjinisë dramatike të letrave shqipe në dy dekadat e para të shekullit XXI.

    Profesoreshë Persida Asllani i trajtoi dramat e shkrimtarit Ylljet Aliçka, në veçanti dramë “Ljuba” të këtij autori. Akademik Nysret Krasniqi i shqyrtoi dramat e Jeton Nezirajt, Arta Arifit dhe Xhevdet Bajrajt, ndërsa profesor Arben Prendi ato të Stefan Çapalikut.

    Studiuesja e dramës shqipe Erenestina Halili erdhi me një trajtim të mirëfilltë në rrafshin teorik dhe formal për dramën “Pasioni” të Sabri Hamitit, të botuar javë më parë, ndërkaq dramaturgu Haqif Mulliqi dha një pasqyrë të plotë të zhvillimeve të dramës shqipe të shkruar dhe botuar në Kosovë në shekullin XXI.

    Dramaturgu Arian Krasniqi bëri një analizë të monodramave të Besim Rexhajt, kurse profesori dhe krijuesi Ag Apolloni foli për llojet e teatrove dhe format e realizimeve skenike.

    Po ashtu, në këtë konferencë me referimet e tyre u paraqiten edhe studiues të tjerë, si Luljeta Isaku, Mehmet Kraja, Adil Olluri, Muhamet Hamiti, Elsa Demo, Stefan Çapaliku dhe Gëzim Puka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark