×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Ashtu siç e paralajmëroi Insajderi, në pushtetin e VV-së punësohet motra e asambleistës

    Insajderi
    27 January 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardita Ukshini asmablesitja e përjashtuar nga AAK në Gjilan mundësoi zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për shkak të favorit që Ukshini i bëri partisë në pushtet, asaj ja kanë rehatuar në pozitë motrën.

    Gazeta Insajderi raportoi të hënën se Ukshini pritet të shpërblehet me punësim të një familjari.

    Ndërsa sot është konfirmuar ky paralajmërim pasi motra e saj Ardiana Ukshini, u emërua sekretare e një shkolle. Ajo ka grumbulluar 123.4 pikë duke dalur e dyta në listë.

    Adriana Ukshini është emëruar sekretare e SHML Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan.

    Gazeta Insajderi kishte telefonuar vet Ukshinin për të marrë komentin e saj lidhur me këtë punësim. Por e njëjta me të dëgjuar pyetjen e ka ndalur telefonin duke mos u lajmëruar më.

    Kush është Ardita Ukshini?

    Ardita Ukshini ka qenë kandidate nga radhët e AAK për zgjedhjet komunale në Gjilan. Sipas raportimeve të KQZ, Ukshini ka dalë kandidatja më e votuar grua në Aleancë. Ajo kishte arritur të marrë gjithsej 430 vota.

    Por raportet me partinë i prishi në janar të vitit të kaluar kur vendosi që votën e saj ta jap pro kryesuesit të Kuvendit Komunal nga radhët e VV-së. Si rrjedhojë AAK e përjashtoi nga grupi parlamentar i saj.

    Për rastin kishte reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Dega në Gjilan pas analizimit të seancës të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:

    Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.

    Arsyetim:

    “Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, thuhej në njoftimin e partisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark