U mbyll me rezultatin e thellë 10-0 pjesa e parë e testit që Interi po zhvillon kundër Milaneses në “Appiano Gentile”. Iznaghi ka preferuar të aktivizojë edhe prurjet e reja e reja, ku spikatin Lukaku dhe Asllani. Të dy gjetën rrugën e rrjetës, por mbi të gjitha mirëkuptimin me sy mbyllur në fushë, siç kuptohet edhe nga kjo video e shkurtër e shkëputur nga ky test miqësor, ku dallohet mesfushori kuqezi i cili i jep një pasim me thembër sulmuesit belg.
“Big Rom” shënoi të dytin, pasi kishte realizuar Joaquin Correa, Lautaro sigloi dygolësh, si dhe gjetën rrjetën Asllani dhe Alessandro Fontanarosa. Në pjesën e dytë katër golat e tjerë janë shënuar nga Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo”.