×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Asllani refuzoi ofertën e klubit të njohur anglez, për t’iu bashkuar Interit

    Insajderi
    13 June 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë Interit, ku shumë media italiane theksojnë se kjo do të jetë java vendimtare për të nënshkruar kontratën e tij me klubin zikaltër.

    Interi ka mposhtur konkurrencën e Milanit për shërbimet e djaloshit shqiptar.

    Asllani nuk ka zgjedhur Interin për shifra ekonomike, por pasi për të, Interi ka qenë ekipi i vetëm në mendjen e tij. Sipas “Calciomercato”, mesfushori i Empolit ka refuzuar gjithashtu edhe milionat e ekipit anglez të Newcastle. Taleni nga Shqipëria e ka të qartë se nuk do të largohet nga Italia dhe se në mendjen e tij është vetëm Interi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark