×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Asnjë fjalë për Demarkacionin, Kurti me Nimanbegun diskuton për ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

    Insajderi
    28 January 2023 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht tymit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës që kishte bërë ballinat në mediat ndërkombëtare krahas polarizimit të skajshëm politik në vend duke kundërshtuar marrëveshjen për demarkimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kryeministri i Kosoves Albin Kurti në një takim me politikanin shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, gjetën kohë të kuvendojnë për një tjetër temë. Atë të ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe atje, shkruan Insajderi.

    Nuk u bisedua për 8 mijë e 200 hektarët tokë që Kurti trumpetonte se Kosova i kishte humbur në atë demarkim, por “ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë”.

    Përgjatë takimit Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në kuadër të diskutimit u theksuan edhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Malin e Zi me ç’rast u përmend edhe ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

    Në anën tjetër, përfaqësuesit nga Mali i Zi njoftuan me situatën politike atje me theks të veçantë ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi”.

    Kujtojme se Kurti premtonte se me të ardhur ai në pushtet ajo marrëveshje për demarkim kufitar do të rishikohej në tërësia për t’u “korrigjuar” dëmi që, supozivisht, i ishte bërë Kosovës, derisa kjo temë ishte shndërruar në kauzën kyçe opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në anën tjeter, edhe ish-kryeministri malazias, Zdravko Krivokapiq, edhe kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, kanë deklaruar se kjo çëshjte kufitare është temë e mbyllur për Malin e Zi, ndonëse Kurti shprehej ndryshe./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark