×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Asnjë shtetas i Kosovës nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll”

    Insajderi
    13 November 2022 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në qendër të Stambollit. Si pasojë e këtij shpërthimi humbën jetën gjashtë persona dhe u lënduan 81 të tjerë.

    Nga autoritetet në Turqi sulmi tashmë është cilësuar si akt terrorist, derisa e dyshuar në kuadër të këtij shpërthimi është një grua.

    Por nga Ambasada e Kosovës në Ankara, është bërë e ditur se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Kosovës.

    Postimi i plotë i Ambasadës:

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turiqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës.

    Për ata të cilët aktuaisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

    Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

    +90 (531) 105 63 91

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark