×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Asociacioni – fundi është afër”, thotë ambasadori i ShBA-së në Serbi

    Insajderi
    29 April 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se në takimin e 2 majit në Bruksel do të ketë diskutime intensive për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Ai ka theksuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër, raporton N1.

    “Serbët kanë qenë duke pritur për kohë të gjatë, por që kemi arritur në një pikë kur do të bëhet realitet”, është shprehur Hill.

    Që atje ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin të kënaqura nëse ky proces do të përfundonte.

    “Së pari të kryhet Asociacioni, më pastaj do të ketë progres në aspektet tjera të normalizimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark