×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Asociacioni në rend të parë, plani franko-gjerman pastaj”, thotë Hill

    Insajderi
    24 January 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në rend të parë Asociacioni, pastaj plani franko-gjerman”. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ripërsëriti qëndrimin e ShBA’së se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë i paraprin plani franko-gjerman si kornizë negocuese për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

    Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “element kyç” për të çuar para dialogun, tha Hill, derisa shtoi se vetëm mëpastaj mund të vazhdohet me propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para merren me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kjo është element kyç për të lëvizur para në dialog. Dhe me këtë duhet marrë në rend të parë, duke shkuar më pastaj me atë që thuhet në propozimin franko-gjerman, e cila ka mbështetjen e BE’së. Ai dokument shkon në ide më të gjera që kërkon më shumë kohë”, i ka thënë Hill televizionit publik të Vojvodinës, përcjell Insajderi.

    S’mund të pritet që qysh nesër të rregullohet gjithçka, u shpreh diplomati amerikan, “por prioriteti i parë është të zbatohen marrëveshjen e arritura në Bruksel”, shtoi ai.

    Pyetur se si e sheh ShBA formimin e këtij Asociacioni, se a do të jetë në trajtën siç është dhënë në Marrëveshjen e Brukselit, Hill tha se nuk mund të jetë më shumë informacion për atë, sepse duhet punuar ende në detajet e saj, raporton Insajderi.

    “Marrëveshja e Brukseli ka vetëm gjashtë fjali, duhet bërë më shumë punë në të dhe duhet punuar në hollësitë”, tha ai.

    Në lidhje me atë se apo ringjallet plani i Ischinger’it përmes planit franko-gjerman, Christopher Hill u shpreh se përmbajtja e planit ekzistues duhet të përqendrohet në të parin, dhe vetëm më vonë mund të nxjerrën krahasimet mbi ngjashmëritë dhe dallimet mes dy planeve.

    Kujtojmë se edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në lidhje me Asociacioni ka thënë se ajo “nuk është plotësisht” i ndërlidhur me planin franko-gjerman, dhe se ajo duhet t’i paraprijë planit të ri./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark