×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Lideri Lipjanas”, pushteti i Imri Ahmetit e ‘rehaton’ me pozitë militantin e ‘flaktë’ të LDK-së

    Insajderi
    10 May 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramadan Nuredini, militant i “flaktë” i Imri Ahmetit, është punësuar në pozitën Zyrtar për Gjendje Civile në Komunën e Lipjanit, si kandidat i vlerësuar me më së shumti pikë, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Lipjanit, përkatësisht Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, kishte hapur konkurs për pozitën e punës Zyrtar për Gjendje Civile.

    Në këtë konkurs kishin aplikuar tre kandidat. Në mesin e tyre, kandidati me më së shumti pikë doli të ishte Ramadan Nuredini.

    Ramadan Nuredini në testin me shkrim, mori 63.8 pikë. Në intervistë arriti 25 pikë.

    Kështu, Nuredini doli i pari në konkurs për këtë pozitë, me pikë të përgjithshme 88.8.

    Kështu pas vlerësimit përfundimtar të komisionit të vlerësimit, komuna e Lipjanit me 22 mars 2024 ka vendosur që kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë të zgjidhet Ramadan Nuredini.

    Kush është Ramadan Nuredini?

    Ramadan Nuredini, përmes rrjeteve sociale e shfaq hapur afërsinë me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin.

    Në profilin e tij privat Nuredini, e shfaq mjaft shumë përkrahjen e tij ndaj LDK-së dhe pushtetit të Imri Ahmetit.

    Madje në një postim në mars të vitit 2021, Imri Ahmeti shihet përkrahë Ramadan Nuredinit.

    “Lidhja jonë po rikthehet fuqishëm me ekip të re dhe energji të jashtëzakonshme”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nuredinit.

    Profili i tij privat, pothuajse është i mbushur me postimet e Imri Ahmetit.

    Në 2022’tën, Nuredini e ka shpërndarë një video nga profili i Imri Ahmetit, duke ia bashkangjitur shkrimin: Lideri Lipjanas.

    Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë me Ramadan Nuredinin, se a ka pas ndonjë ndikim pushteti i Imri Ahmetit, që ai të punësohet në këtë pozitë. Por i njëjti, deri në publikimin e këtij teksti nuk i ka kthyer përgjigje gazetës.

    Poashtu, Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me komunën e Lipjanit, por deri në publikimin e artikullit, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark