×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Hyrja në KiE do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme

    Insajderi
    10 May 2024 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës  do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme.

    Pas kundërshtimit të kryeministrit Albin Kurti që ta pranojë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE, Kosova ende nuk është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave, që do të mblidhet javën e ardhshme ku do të vendosej për anëtarësim.

    Tahiri ka thënë se mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën.

    “Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Keshillin e Evropës keq për Kosovën – Hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark