×
Show / Fashion

Astrologu i njohur Paolo Fox, zbulon se çka kanë parashikuar yjet për javën e fundit të qershorit

Insajderi
27 June 2019 - 17:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dashi: Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të keni mbështetjen e Hënës dhe nuk do të mungojnë surprizat e bukura. Fati do t’ju buzëqeshë, sidomos në aspektin sentimental. Venusin do ta keni aleat, kurse në aspektin profesional do të hasni ndonjë vështirësi dhe do të ndiheni të demoralizuar, pasi Mërkuri dhe Marsi nuk ju favorizojnë. Në fundjavë do të rifitoni energjitë e humbura.

Demi: Në këto momente jeni të pandalshëm. Keni energji dhe forcë për të kapërcyer çdo pengesë. Falë ndikimit të Marsit do të keni hovin e nevojshëm për të ndërmarrë çdolloj iniciative dhe që të kapni fluturimthi çdo mundësi që do t’ju ofrohet. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me shumë fat, gjatë të cilave mund të bëni takime të rëndësishme në lidhje me punën.

Binjakët: Me Venusin në shenjë edhe për këtë javë do të konfirmoni pozicionin tuaj në krye të zodiakut. Planeti i dashurisë do të ndikojë që të dukeni edhe më tërheqës, duke ju sjellë sukses në çdo aspekt të jetës suaj. Beqarët mund të gjejnë më në fund personin e duhur për ta, kurse për ata që janë të përfshirë në një lidhje, do të arrijnë t’i zgjidhin problemet që ndikonin për keq në marrëdhënien e tyre. E diela do të jetë dita më me fat e javës.

Gaforrja: Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë që gjithçka të shkojë mirë si në jetën profesionale edhe në atë familjare. Do të jeni shumë të kërkuar. Nuk do të mungojnë rastet për të bërë njohje të reja dhe kushdo do të mbetet i magjepsur pas jush. Marsi në shenjë do t’ju japë forcën dhe energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë në çdo fushë. Ditët me fat do të jenë e premtja dhe e shtuna.

Luani: Ju që i përkisni kësaj shenje do të bënit mirë që këtë javë t’i linit mënjanë çështjet e punës dhe të përqendroheshit te jeta juaj personale. Do të kuptoni se keni pranë një njeri të shkëlqyer, që mbase nuk ju kishte rënë në sy më parë dhe kështu do të duhet që t’i mendoni edhe një herë gjërat. Ditët me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të vështira.

Virgjëresha: Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në krye të saj Hëna nuk do t’ju favorizojë dhe do të ndiheni më nervozë se kurdoherë. Venusi gjithashtu në pozicion të pafavorshëm do të theksojë problemet dhe tensionet në çift. Kujdes të mos bëni apo thoni diçka për të cilën të pendoheni më vonë. Përpiquni ta merrni veten me të mirë!

Peshorja: Kjo do të jetë një javë stresuese për të lindurit e shenjës suaj. Të martën, të mërkurën dhe të enjten, Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm do të krijojë tension dhe do të ndikojë që të hasni pengesa, sidomos në aspektin profesional. Për fat, Venusin do ta keni aleat dhe marrëdhënia në çift do të shkojë më së miri. Në fundjavë do të kaloni çaste pasionante.

Akrepi: Java do të fillojë bukur me Hënën dhe Mërkurin të kthyer nga shenja juaj. Do të merrni lajme të mira në punë apo një përgjigje që e prisnit prej kohësh. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë problematike, sepse Hëna nuk do t’ju favorizojë më, duke ju nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Nëse do të keni mundësi, shmangini debatet me partnerin.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë e tensionuar. Ndikimi negativ i Venusit do të ndihet në jetën tuaj në çift, duke nxjerrë në pah probleme që ekzistonin prej kohësh, por që ju i injoronit. Shikojeni këtë si një mundësi që nëse arrini t’i kapërceni ato, do të jeni më të fortë se më parë. Bëni kujdes sidomos ditën e diel, sepse për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Hënës mund të keni vështirësi në komunikim.

Bricjapi: Kjo nuk është me siguri periudha më fatlume për të lindurit e kësaj shenje në aspektin profesional. Do ta keni të vështirë t’i realizoni projektet tuaja për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit dhe të Marsit. Do të ndiheni të lodhur dhe të pamotivuar. Mos u demoralizoni, pasi bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Të hënën, të premten dhe të shtunën Hëna do t’ju favorizojë.

Ujori: Dashuria do të jetë protagoniste në jetën tuaj gjatë kësaj jave. Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj, duke ju dhuruar fat. Beqarët mund të lënë takime të rëndësishme, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten. Kurse të premten dhe të shtunën, Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të keni tensione në familje ose në punë, por do të jenë gjithsesi probleme kalimtare.

Peshqit: Edhe për këtë javë Venusi do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Peshqve. Do të keni probleme në marrëdhënien në çift dhe do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin. Të dielën mund të ndiheni veçanërisht nervozë. Kurse në aspektin profesional gjërat shkojnë më së miri. Mërkuri dhe Hëna do të jenë të kthyer nga shenja juaj. E hëna do të jetë e mbushur me surpriza.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark