×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Atentat në Bari, vritet me pistoletë nipi i bosit të mafies

    Insajderi
    02 April 2024 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një personazh i rëndësishëm i krimit në Itali, është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Bari, në një atentat me armë zjarri.

    Raffaelle “Lello” Capriati, djali i Sabinos dhe nipi i Tonino Capriatit, ky i fundit bosi historik i klanit mafioz me të njëjtin emër nga Bari i vjetër, u qëllua disa herë me pistoletë në lagjen Torre a Mare.

    Capriati u lirua nga burgu disa kohë më parë pasi kreu një dënim me 17 vjet për bashkëpunim në vrasjen e Michele Fazio, një 16-vjeçar i vrarë gabimisht në Bari Vecchia më 12 korrik 2001.

    Lello Capriati u lirua nga burgu në fund të gushtit 2022 dhe kthimi i tij në liri u mirëprit në Bari Vecchia me festime, fishekzjarrë dhe video në mediat sociale. 16-vjeçari Michele Fazio u vra gabimisht gjatë një grindjeje midis klaneve rivale ndërsa kthehej në shtëpi, në zemër të Bari Vecchia, më 12 korrik 2001.

    Sipas prokurorisë, Leonardo Ungredda qëlloi gabimisht djalin. Për krimin, anëtarët e tjerë të grupit, Raffaele ‘Lello’ Capriati dhe Francesco Annoscia, u dënuan me 17 vjet burgim dhe 15 vjet e 8 muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark