×
  • Lajme
  • Insajderi

    Atentati te rruga C- identifikohet pronari i veturës ku u gjet viktima

    Insajderi
    14 June 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Ndërsa, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia dhe të dyshuarit janë në arrati.

    Sinjali raporton se në bazë të verifikimeve që janë bërë në kufi, me veturën që u gjet në vendin ku ndodhi vrasja te Rruga C në Prishtinë, e ka kaluar kufirin personi Driton Tusha.

    Insajderi merr vesh se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark