×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ”Atje u ballafaqova me të burgosur”, Molliqaj tregon se çfarë diskutoi me Thaçin e Veselin në Hagë

    Insajderi
    23 November 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar momentesh nga bashkëbisedimi në qendrën e paraburgimit në Hagë mes tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

    Ai rrëfeu se momentet e bisedat me ta ishin shumë të natyrshme e miqësore dhe se kësaj here për dallim nga e kaluara e kishin të qartë se “beteja e tyre ishte e përbashkët”.

    “Takimi me Thaçin e Veselin ishte i natyrshëm, miqësor, i afërt, shumë i përzemërt, prej të dy palëve, të paktën kështu e përjetova për vete. Për shkak se e kishim të qartë se në këtë betejë jemi si mishi me ashtin, nuk kishte tension, por kimia ishte në nivelin maksimal, që për këtë çështje PSD-ja e kuptonin që ishim të përkushtuar dhe çfarëdo dallimi politik nuk ishte pjesë as e ndjenjës, sa ishte solidaritetit”, tha ai.

    Kreu i PSD-së tha se me ish-presidentin Thaçi i kanë ndarë shqetësimet e njëjta sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

    “Me Thacin kemi folur shumë më shumë politikisht. Kemi ndarë shqetësime të njëjta për procesin e dialogut. Ne e mbështesim fuqishëm ripërcaktimin e kufijve. Ndamë shqetësim që nuk ishte marrëveshja e duhur dhe rruga e duhur”, tha ai.

    Molliqaj u shpreh se vizita në Hagë i krijoi ndjenja të fuqishme emocionale e aspak të zakonshme.

    Ai thotë se ishte tejet e vështirë t’i shihje ish-komandantët e UÇK-së me rroba të burgut e duke marrë urdhra nga gardianët, sado korrekte që ishin ato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark