×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerkini e cilëson si ‘hero’ Vjosa Osmanin, dhe e vlerëson lartë punën e Kurtit për personat e pagjetur

    Insajderi
    27 April 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është shënuar Dita e Personave të Zhdukur me Dhunë.

    Në këtë ditë kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka thënë se Brukseli e ka stagnuar procesin e personave të pagjetur, edhe pse e ka cilësuar si prioritet humanitar.

    “Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet të jenë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet procesin e personave të pagjetur. Cep në cep ka qenë kryeministri por edhe zonja që mund t’i them hero, për me tregu të metat që janë ende pa u zbardhur fati i mbi 1600 personave, mes tyre 133 fëmijë. Duhet ende shumë të punohet”, ka thënë Qerkini para mediave.

    Lidhur me këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark