×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Audio ekskluzive: “10 mijë euro edhe del prej lojës”, si e shantazhoi “gazetari” familjarin e Fadil Nurës

    Insajderi
    02 February 2024 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Blenera Karaxha

    Tafil Smajli është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurën. Smajli, siç merr vesh Insajderi, i ka kërkuar 10 mijë euro nga Betim Lushtakut. Ai e ka kërcënuar atë se do të publikoj në portalin e tij një video, nëse nuk do ti’a dorëzojë parat. Gazeta Insajderi ka siguruar një audio incizim nga biseda mes tyre.

    Gazeta Insajderi

    Tafil Smajli, i cili menaxhon portalet “Prishtina Sot” dhe “Skenderaj Press”, dyshohet se ka shantazhuar Betim Lushtakun duke ia kërkuar 10 mijë euro. Kjo shumë e parave do të mjaftonte që të mos bëhej publike një video komprometuese për Lushtakun, kërcënonte shantazhuesi Smajli.

    Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj një audio incizim ekskluziv nga biseda mes Smajlit dhe Lushtakut.

    Tafil Smajli aty dëgjohet duke i thënë Lushtakut “10 mijë euro edhe del prej lojës“. Ndërsa ky i fundit kishte një kusht. Kërkonte nga Smajli që mos t’i kërkoheshin para tjera në të ardhmën, por që pazari të mbyllej vetëm me këto 10 mijë euro.
    Gazeta Insajderi sjell të transkriptuar edhe bisedën mes dy protagonistëve:

    Lushtaku: Qeto 10 mijë euro… a janë në rregull vëlla? Çka nëse më lypni diçka më shumë ju?

    Smajli: O shoku jem, mos u merrë… kur thamë diçka ajo punë përfundon. Unë të garantoj shoku jem që ti je jashtë lojës. Tani kam punë me tjetërkënd.

    Lushtaku: Me dal tani me mi lyp 20 mijë.

    Smajli: Shoku jem, a je tu kuptu ti? Je i daltë jashtë lojë me qet 10 mijëshe. Unë e msheli me ty, nuk merrem me ty.

    Biseda e plotë:

    Lushtaku thotë se ishte një video e inskenuar

    Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Betim Lushtakun. Ai tha se Smajli e ka kërcënuar me një video të inskenuar.

    “Po më ka shantazhuar duke kërkuar 10 mijë euro. Video për të cilën ai ka folur ishte inskenim”, tha ai.

    Ndaj Tafil Smajlit, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet për këtë rast. Për të pandehurin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit“, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia. Në njoftimin e Policisë theksohet se shantazhuesi kërkonte para për mos publikimin e një video.

    “SHANTAZH Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet me dije nga Policia.

    Reagimi publik i Fadil Nurës

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka dje reaguar pas arrestimit të Tafil Smajlit.

    Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, mes tjerash kishte shkruar “Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

    Nura përmendi se janë një grup ‘shantazhistë’ që brenda të cilit mund të ketë ka figura publike.

    “Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, tha i pari i Skenderajt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark