×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Peticioni për kushte më të mira, sindikata e policisë në mbledhje të nënshkrimeve

    Insajderi
    31 May 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Policisë se Kosovës ka hapur një peticion për shkak të pakënaqësive që kanë.

    Disa nga arsyet që janë përmendur janë: Ligji i pagave, rrezikshmëria në punë, shtesat, sigurim shëndetësor dhe kërkesa të tjera.

    Në peticionin e nisur dy javë më parë që u është dërguar policëve të Kosovës, kërkohet nënshkrimi nga të gjithë ata që kërkojnë sigurimin shëndetësor dhe Ligjin për Pensionim në Policinë e Kosovës.

    Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ai tha se ka interesim për nënshkrimin e tij dhe se gjithçka është duke shkuar mirë.

    “Mirë është duke shkuar deri tani, nuk i kemi marrë rezultatet përfundimtare nga të gjitha regjionet”, tha ai.

    Ndërsa foli edhe për zyrtarët policor që janë në veri ai tha se janë duke punuar me orare të zgjatura por se kanë vullnet të jashtëzakonshëm për punë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark