×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Australia për Djokovicin: Nuk ësht rob, mund të largohet kur të do ai

    Insajderi
    07 January 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri një i tenisit në botë, Novak Xhokoviq, është i lirë të largohet nga hoteli në qytetin e Melburnit, ku ai po mbahet që nga dita e enjte, pas anulimit të vizës së tij.

    “Ai mund të kthehet në çdo kohë në vendin e tij të origjinës”, tha sot sekretarja e brendshme australiane, Karen Andrews.

    Xhokoviqi, i cili mbërriti në Melburn të mërkurën mbrëma, u ndalua pasi nuk ishte vaksinuar dhe Australia e ndalon diçka të tillë.

    Ai nuk mund të mbrojë titullin në Australian Open pa u vaksinuar dhe po mbahet në një hotel të drejtuar nga autoritetet e imigracionit.

    “Xhokoviqi nuk mbahet rob në Australi, ai është i lirë të largohet kur të dojë dhe forcat kufitare me siguri do t’ia bëjnë më të lehtë”, tha Andrewsi në një intervistë për median prestigjioze australiane ABC.

    Komenti vjen pasi Ministria e Jashtme e Serbisë e cilësoi si të pahijshëm trajtimin që po i bëhet tenistit në Melburn.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark