×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Automekanikja e parë femër: Ëndërroj të hapi një servis personal dhe të punësoj vetëm femra

    Insajderi
    05 May 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është vetëm 24 vjeçe, por ajo çka merr vëmendjen është profesioni i saj. Ndonëse një punë e tillë konsiderohet të jetë vetëm për djemë, ajo theu të gjitha tabutë.

    Doruntina Rexhepi nga Ferizaj është automekanikja e parë femër në Kosovë, profesion ky e cila po sfidon edhe burrat. Nisi qysh në moshë të re, ndëra sot është një profesioniste pasi realizoi ëndërrën e saj të kahmotshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndaj këtij profesioni Doruntina u has edhe në paragjykime por  i la pas dhe sot arriti qëllimin e saj. Ndonëse për klinetët ishte paksa befasuese, sot është një ndër më të kërkuarat.

    Babi i saj Isuf Qerimi  të cilën ajo e ka krahë të djathë, ishte ai që ia mësoi hapat e parë, ndërsa sot, ky i fundit e ka krahë të fortë Doruntinën.

    Por jo vetëm automekanike, Doruntina që në orët e para të mëngjesit fillon punën edhe  si shankiste, e që më pas vazhdon në garazhën e veturave. Doruntina tashmë ka një qellim të saj që mbetet i veçantë sa vet ajo.

    “Dua ta hap një servis timin personal dhe në të të punësoj vetëm femra, sepse është një profesion të cilin e menaxhojnë më mirë se djemtë”, është shprehur ajo në emisionin ‘Sui Generis’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark