×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Autori i librit që e përshkuan negativisht Thaçin i reagon ashpër Komunës për distancimin nga libri i tij, dy vjet pas botimit

    Insajderi
    03 July 2023 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autori i librit “Degradimi i Pavarësisë së Kosovës”, Muhamet Shabani i ka reaguar Komunës së Ferizaj, pasi kjo e fundit 2 vite më pas është distancuar nga përmbajtja e librit, e cila e përshkuar negativisht ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli.

    Libri është botuar në shtator të vitit 2021 nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndërsa reagimi/distancimi kundrejt përmbajtjes ka ndodhur vetëm të premten e 30 korrikut, kur pyetjet e Gazetës Insajderi u drejtuan në adresën e Komunës.

    Shabani, distancimin e ka cilësuar si “Vendim politik i pabazuar në fakte dhe argumente, tendencioz, i dirigjuar i cili qëllim kryesor ka komprometimin e autorit të librit dhe ndalimin e fjalës së lirë”.

    Sipas tij , libri është në favor të qytetarëve, shtetit dhe shpreh të vërtetën.

    “E ndiej veten shumë krenar që jam autor i këtij libri dhe këtë qëndrim e mbroj deri në fund”, shkruan ai mes tjerash.

    Madje sipas Shabanit libri i tij dhe ai kanë përjetuar fatin e librave të autorëve të ndaluar gjatë viteve të diktaturave dhe regjimeve antidemokratike sllavo-komuniste.

    Fillimisht, ka qenë anëtari i PDK, dikur zëvendësministër i arsimit, Nehat Mustafa, i cili reagoi mbi këtë libër, përmes një shkrimi në Facebook, e cili vetëm pastaj u fshi nga llogaria e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark