×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Autori Kaçiu përmbush premtimin, sjell librin e dytë “Poezia Krahasimtare”

    Insajderi
    23 May 2022 - 01:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pikërisht 3 vite pasi premtoi se nuk do të ndalojë artin e të shkruarit, autori Ilirian Kaçiu solli librin e dytë me titullin “Poezia Krahasimtare”.

    Ashtu sikurse në botimin e parë të titulluar njejtë, Kaçiu edhe këtë radhë përmes mendimeve të thella e tejet kritike, të njejtat arriti t’i vendos nën vargjet e poezive përplot domethënie.

    Poezitë që janë futur në krahasim në këtë vepër nënvizojnë të mirën dhe të kundërtën e saj në disa segmente.

    Varësisht nga konteksti, autori ka sjellë krahasim mes njeriut të mirë dhe të keq, gënjeshtrës dhe së vërtetës, mikut dhe armikut.

    Përmes analogjive të thurura mjeshtërisht, Kaçiu sjellë “përballë” njëri tjetrit edhe tokën por edhe qiellin.

    “Sa shumë gjëra të fshehta janë

    Që ujnë ide për to nuk kam

    Nuk e di në cilin vend eksiztojnë

    Ndoshta ato para syve na kalojnë”, thuhet në poezinë “Gjërat e fshehta.

    Kurse e kundërta e kësaj thuhet në poezinë krahasuese “Gjërat publike”.

    “Shumë gjëra që janë komike

    Bëhen menjëherë publikee

    Ne të gjithë kemi dëshirë për t’i ditë

    I duam skandalet, s’duam me pritë”, kështu shkroi autori në këtë poezi.

    E përbashkëta e poezive, grumbull në këtë libër është aftësia shprehëse dhe ndjesia që vargjet përqojnë, krejt kjo me ndihmën e panoramës artistike nga penda e autorit.

    Libri “Poezia Krahasimtare”, tani mund të gjindet tek raftet e librarisë “Dukagjini Bookstore”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark