×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdullah Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit

    Insajderi
    30 January 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë dhe kandidati për këtë post nga radhët e LDK-ës, Avdullah Hoti është shprehur se ekonomia në vend po i kthehet normalitet, shkruan Insajderi.

    Hoti në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, është shprehur se ekonomia po i kthehet normalitetit, teksa qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

    Shkrimi i plotë:


    Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020.

    Kthimi në normalitet është rezultat i:

    1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
    2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,
    3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
    4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

    Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes. Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark