×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati Berisha: Nuk është hera e parë që 11-vjeçarja është viktimë e abuzimit

    Insajderi
    31 August 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është hera e parë që 11 vjeçarja është viktimë e abuzimit.

    Sipas Berishës, vajza ishte raportuar si e humbur në qershor të këtij viti, teksa ka dhënë detaje se si Policia e Kosovës ka dyshuar që e njëjta është viktimë e trafikimit.

    Vajza nuk është hera e parë që është viktimë. E kam konsideruar trajtimin e saj skandal. Besoj që mbajtja e saj në strehimore nuk i kontribuon socializimit dhe rehabilitimit nga traumat e saj. “

    Ka ndodhur një situatë në qershor të këtij viti që vajza është deklaruar e humbur nga nëna e saj. Policia e ka gjetë të nesërmen në një nga rrugët e qytetit të Prishtinës. Po flasim për viktimën e njëjtë. Policia ka pasur dyshime që vajza është viktimë e trafikimit.“, ka thënë ai në Kanal10.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark