×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i Adil Behramajt flet për Insajderin pas bastisjes nga Specialja

    Insajderi
    22 February 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, ka nisur bastisja në banesën e ish- këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh drejtorit të mediumit Demokracia.com, Adil Behramaj.

    Avokati i Behramajt, Artan Qerkini tha për Gazetën Insajderi se nuk mund të japin detaje lidhur me aksionin deri sa të përfundoj i gjithë procesi.

    Do të mësohet arsyeja kur të përfundoj procesi. Njëherë nuk mund të japim detaje“, u shpreh shkurt Qerkini.

    Para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve civilë të EULEX-it.

    Ndërkohë vetëm pas 6 orë bastisje aty janë parë Policia e Kosovës.

    Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark