×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati i Eurosig: I dyshuari për sulmin seksual është suspenduar nga puna

    Insajderi
    30 September 2022 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi nga Peja tronditi vendin. Flori Beqiraj, dyshohet se sulmoi seksualisht në qendër të qytetit. Ai tashmë është suspenduar nga kompnia ku punonte.

    Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig.

    Në një prononcim për Sinjalin, Berisha deklaroi se rasti ka ndodhur derisa i dyshuari ka qenë jashtë orarit të punës, teksa shtoi se kompania dënon akte të tilla të dhunës, pavarësisht se kush është autori.

    “Siç është e njohur tashmë edhe nga pamjet që janë publike, rasti dyshohet se ka ndodhur në një nga rrugët e qytetit të Pejës, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Eurosig dhe se i dyshuari ne rastin konkret nuk ka qenë në orar të punës e as në hapësirat e punës kur dyshohet se ka ndodhur rasti”, tha Berisha.

    Avokati Berisha shtoi se kompania Eurosig bën thirrje për drejtësi të plotë në rastin konkret, duke shprehur keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur.

    “Pavarësisht këtyre rrethanave që nuk kanë të bëjnë asgjë me Eurosig, shprehim keqardhjen e thellë për atë çfarë ka përjetuar e dëmtuara, duke shpresuar dhe bërë thirrje për drejtësi të plotë dhe të pandikuar në rastin konkret.”

    Tutje ai bëri të ditur suspendimin e Beqirajt nga marrëdhënia e punës dhe njoftoi se rasti do të trajtohet në bazë të dispozitave ligjore.

    “I dyshuari në këtë rast, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor është suspenduar menjëherë nga marrëdhënia e punës dhe do të trajtohet në përputhje me dispozitat ligjore që sanksionojnë veprimet e tilla në rast se provohen.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark