×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i Nagip Krasniqit: Veç pse iu bë gjyqi publik po mbahet në paraburgim pa dyshim të pazuar

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Nagip Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga, tha se klienti i tij po mbahet në paraburgim “pa dyshim të bazuar”.

    “Nuk mundesh dikujt me ia heqë lirinë, vetëm pse po dyshon diçka”, tha avokati.

    Sipas tij, Krasniqi po mbahet në paraburgim pasi atij iu bë “një gjykim publik”.

    “Paraburgimi ka ndodhë sepse është bërë një gjykim publik”, tha Ibrahimaga.

    “Paraburgimi nuk mund të ekzekutohet nëse nuk ka dyshim të bazuar. Paraburgimi është bërë pa dyshim të bazuar”, tha ndër tjerash avokati i Krasniqit në T7.

    Kujtojmë se Nagip Krasniqi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit. Një njësi e veçantë e hetimeve ia bastisi atij zyrën dhe dy banesa në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark