×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i Rexhep Selimit e pyet dëshmitarin për vrasjen e familjarit, ai nuk e di sigurt kush e kreu aktin

    Insajderi
    22 May 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Hagë ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të pestë të ZPS-së nga mbrojtja e Rexhep Selimit. Dëshmitari u shpreh se ndonëse nuk ka qenë prezent, nuk beson që ka pasur tjetër person që mund ta kishte vrarë numrin 1, përveç personave të maskuar që e kidnapuan.

    Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts pyeti dëshmitarin nëse e di me siguri që personat e maskuar që kidnapuan numrin 1, e vranë të njëjtit apo jo.

    E në përgjigjen e tij, dëshmitari i pestë tha se personat me maska kanë marrë personin 1, 2 dhe 3, dhe se të njëjtit persona janë që e kanë kryer vrasjen, raporton KP.

    Roberts: Sa i takon kidnapimit, ti e di që burrat e maskuar që morën numrin 1, e morën nga fshati por nuk e di me siguri nëse janë të njëjtët persona përgjegjës për vrasjen e këtij personi se nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur

    Dëshmitari: Personat me maska e kanë marrë personin 1, 2 dhe 3, 2 dhe 3 i kanë zbrit dhe kanë vazhduar rrugën dhe unë pas tyre jam nis dhe të njëjtë persona janë që e kanë bërë vrasjen

    Roberts: Të jemi të qartë. Ti nuk e di qind për qind se këta persona që mori personin 1, janë të njëjtë që e kanë vrarë se ti nuk ke qenë atje kur ka ndodhur

    Dëshmitari: Nuk kam qenë prezent

    Roberts: Megjithëse ndonjëherë mund të jetë e dukshme por në të njëjtën kohë ti nuk mund ta dish me siguri dhe t’i nuk mund të thuash që fleta u vendos nga të njëjtat persona që kidnapuan numrin 1 kështu

    Dëshmitari: Jam shku e kam gjet të vrarë dhe letrën e kam gjet aty, nuk mund të them asgjë

    Roberts: E kuptova, por nuk e di me siguri, domethënë ti e di që këto kanë ndodhur, por nuk e dinë qind për qind që personat e maskuar ishin përgjegjëse për të dyja këto gjëra

    Dëshmitari: Vetë nuk kam qenë prezent, por përpos tyre nuk besoj që ka pas tjerë

    Gjatë seancës së sotme në fillim të dëshmisë, dëshmitari me kodin 3165, ka deklaruar se në nëntor ishte larguar për 1 muaj nga UÇK dhe ka qëndruar në shtëpi për ngushëllime, dhe pas mbylljes së të ngushëllimeve i kishin thënë se ai përsëri mund të kyçej për të mbrojtur fshatin me ushtarët tjerë.

    Ndërsa, i pyetur se a ka pas persona jashtë fshatit që kanë ardhur në fshat për mbrojtje mes marsit-prillit 1998, dëshmitari tha se nuk i kujtohet.

    Po ashtu, dëshmitari deklaron se nuk e dinë nëse ka pasur pasoja ndaj ndonjë personi i cili dëshironte të largohej nga UÇK-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark