×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori

    Insajderi
    29 March 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të Berishajt nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Gashi ka shkruar se Martin Berishaj që nga data 27 janar të 2023-tës ka paraqitur kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori lidhur me akuzat ndaj tij.

    “Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kanë dale ne media. Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK. Deklarata e tije eshte konfidenciale”, ka shkruar avokati Gashi.

    Tutje ai ka shkruar se nuk mund të jap asnjë informacion lidhur me deklaratën e Berishajt.

    “Une per shkak te kesaj situate si avokat i Martinit nuk munde te ju them asgje per permbajtjen e kesaj deklaratë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark