×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati zbulon mesazhet: Mbi 11 mijë kërcënime i shkuan Zana Avdiut

    Insajderi
    05 December 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arianit Koci, avokat, ka thënë se aktivistja feministe, Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj për futbollistin, Granit Xhaka.

    Koci ka thënë se ka pasur raste kur i ka mbrojtur klientët të cilët kanë marrë kërcënime, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të tillë.

    “Ka pasur kërcënime edhe me dhunim, i kanë thënë se kemi me të dhunu në kodër”, ka deklaruar Koci në Pressing të T7.

    Koci i ka lexuar disa nga mesazhet kërcënuese që Zana Avdiu i ka marrë.

    Këto mesazhe janë dërguar në Polici dhe Koci tha se institucionet janë duke u marrë me këtë rast. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark