×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Azemi i LDK-së për Rozeta Hajdarin: Vendin e ka në burg e jo në institucione

    Insajderi
    15 April 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

    Azemi ka thënë se  të korruptuarit “e kanë vendin në burg, e jo në institucione”, teksa ka shkruar për Hajdarin.

    “Para disa ditëve miku e kolegu i Albin Kurtit, njëherit ambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u intervistua për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kjo për dyshimet për aferën milionëshe me energjinë elektrike.  Sot, është Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që është intervistuar për orë të tëra në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

    “Ajo gënjeu duke mohuar intervistimin, por Prokuroria e demantoi duke konfirmuar se ministrja u intervistua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale njoftoi gjithashtu se Hajdari u mbrojt në heshtje. Dhe është pikërisht kjo forma se si po vepron kjo qeveri në raport me keqpërdorimet dhe korrupsionin. Aferat po i dalin sheshit, e këta po heshtin. Por, kjo s’do të lejohet. Keqpërdoruesit e të korruptuarit vendin  kanë në burg e jo në institucione”, ka shkruar Azemi në Facebook. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark