×
Insajderi

Azeti që u gjobit para dy muajve nga shteti i Kosovës provokon sërish me para kesh

Insajderi
14 October 2022 - 23:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në muajin gusht, Gazeta Insajderi pati zbuluar se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë, të hënën e 22 gushtit.

Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e pa deklaruar, plotë 18 mijë e 250 euro.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Që i bie se i ishte shqiptuar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.

“I ka të ndalume krejt paret” i kanë thënë Insajderit burime të sigurta.

Vetura me të cilën po barteshin parat ishte me targa të Kosovës.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës përcjell Insajderi.

Por, duket se kjo gjobë nuk i ka bërë përshtpje këngëtarit. Ai sërish ka provokuar me para kesh.

I njëjti ka publikuar disa fotografi ky shihen shuma të mëdha parash, si dhe një foto para një veture luksoze.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark