×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

    Insajderi
    23 September 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se vendi është më fat që ka një kryeministër si Albin Kurti.

    Në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se i pari i qeverisë është një ‘enciklopedi e gjallë’.

    Ndër të tjera babai i deputetes së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kurti ka qenë një studentë i aftë.

    “Që në fillim do të them se Albin Kurti si politikan nuk dua ta vlerësoj meqë i ka vlerat e veta. Por, për sa i përket anës tjetër, arsimimit të tij qoftë në shkollën e mesme, qoftë student, Albin Kurti ka qenë student i shkëlqyeshëm dhe për mendimin tim personal studentë më të aftë Kosova nuk ka pasë dhe vështirë që do të kenë. Do më thënë Albin Kurti është një enciklopedi e gjallë, prandaj fati i mirë është që e kemi edhe kryeministër dhe shpresoj që edhe në atë aspekt të jetë i mirë.” – ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark