×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami e quan Muratin “ministër propaganda”: E dyfishoi pagën e vet dhe të stafit politik

    Insajderi
    08 April 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhur një mori akuzash në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murtatit.

    Bajrami e ka quajtur Muratin “ministër propaganda”, përcjell Insajderi.

    Ajo ka theksuar se askujt në vitin 2023 nuk iu është rritë paga 17 për qind përpos Muratit dhe stafit të tij.

    “Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt”, ka shkruar Bajrami.

    Tutje, deputetja i ka thënë ministrit se po të punonte e të dinte sot edhe pensionet do të ishin më të larta, së paku 23 për qind.

    Postimi i plotë:

    Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bjen që i ke rritë pagat për 17%, por i bjen që me taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike.

    Ndërsa sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit minister i financave, ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qënë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, dmth. çdo pagë është zhvlerësu me së paku 23%.

    Pyeti pensionistët qysh ndihen sot. 100 eurot që ju ke dhënë njëherë gjatë vitit 2023 ju kanë përmirësu jetën atyre që i kanë marrë një javë, vetëm një javë, hiç ma shumë. Po të punoje e të dije, sot pensionet të ishin më të larta se paku për 23%, aq sa ka inflacion.

    Pensionistët nuk i kanë pasë problem çmimet e larta vetëm javën kur ti ju ke dhënë 100 euro, ata përballën me çmime të larta çdo ditë.

    Edhe e fundit ministër propaganda, 70 milionë euro që i kemi shpërnda për biznese në kohën e mbylljes totale të pandemisë ka qënë masa me transparente në histori të qeverive të Republikës së Kosovës. Qysh po mendon me i arsyetu ti 881 milionë euro që i ke shpërndarë pa asnjë efekt, asnjë.

    ……..

    Çka ndodhi me 160 çerdhe?

    4000 banesa për qifte të reja?

    Shportë të konsumit me të lirë?

    Energji me të lirë?

    Etj?

    E kujt është kjo propagandë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark