×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami i reagon Muratit për investime kapitale: Ministër propaganda, po flet me shifra të pasakta

    Insajderi
    31 March 2024 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar menjëherë pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se investimet kapitale në vend nuk kanë qenë asnjëherë më të larta.

    Bajrami i është referuar Muratit si “ministër propaganda”.

    “Minister propaganda, Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inlfacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, shkroi Bajrami.

    Më tutje ajo tha se ministri Murati po krenohet me investimet kapitale të komunave, të cilave sipas saj vetëm pengesë iu ka bërë duke iu bllokuar mjetet vetanake.

    “Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë”.

    “Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, shkroi deputetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark