×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami iu kërkon falje qytetarëve për gjuhën e përdorur në seancë, thotë se e pati nga “helmi i pushtetit”

    Insajderi
    15 March 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u ka kërkuar falje qytetarëve për gjuhën e përdorur dje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se njeriu nganjëherë nga helmi qe prodhon ky pushtet dhe mund të përdorë gjuhë që nuk i shërben shëndetit të demokracisë.

    “Prandaj, ju kërkoj falje qytetarëve që mund të jenë të prekur me gjuhën që kam përdorur dje në seancë”, shkroi Bajrami.

    Ndër të tjera, ajo tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara.

    “VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara. Edhe në seancën e fundit shpifën, gënjyen për t’i mbuluar hajnitë dhe faljen e tokës për Manastirin e Deçanit. Pasi ata nuk kanë moral në politikë nuk do të thotë që ne tjerët nuk duhet ta ruajmë moralin dhe dinjitetin”, shtoi deputetja e LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark