×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami për kontratat njëburimore: Të korruptuarit janë bashkëpunues me VV-në

    Insajderi
    05 April 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar kritikat e saj drejtuar Qeverisë lidhur me tenderët njëburimor.

    Ajo ka thënë se tenderët njëburimor bëjnë dyshime për korrupsion të pastër.

    Sipas saj, të korruptuarit janë bashkëpunues me VV-në.

    “Këta kanë njerëz të tyre edhe nëpër institucione, bile të ju them të drejtën, sidomos të korruptuarit dhe keqbërësit tash janë partnerë të tyre më lojal të krejt institucioneve. Në qoftë se i sheh shumica janë prej atyre të cilat janë munduar të afrohen me secilin pushtet dhe ndoshta tash kanë gjet bashkëpunim dhe kooperim me ta. Por, nuk ka kurrfarë justifikimi Ligji i Prokurimit Publik e thotë qartë se kontratat e negocime janë të lejuara në raste shumë specifike, në rast të emergjencave të mëdha…”, ka thënë Bajrami në Kanal10.

    Sipas saj, për tenderë një burimor nuk mundet të vendos as departamenti i prokurimit.

    “Ministri nuk mundet me u përzi në politikat e prokurimit, por është një nen që ministri duhet me nënshkruar secilin tenderë i cili e ka vlerën mbi 250 mijë euro. Në ndërkohë nuk ka departament të prokurimit që mundet me shku me thënë se unë nuk po dua me shpall tender sepse atë e obligon ligji dhe po dua me negociuar. Në qoftë se edhe ministri e vendos në kabinetin e tij do të thotë edhe kjo është komplet e papranueshme sepse procedurat e prokurimit nuk i procedon ministri”, ka thënë Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark