×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani me mesazh motivuese para përballjes ndaj “miqve kroatë”

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani është bërë gati për sfidën e nesërme kundër Dinamo Zagrebit.

    Kampioni ynë e ka publikuar sot një mesazh motivuese para duelit të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Skuadra Portokalli do ta presë gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në një ndeshje të madhe, në kërkim të pikëve të para në grupe pasi lojën e parë e humbi nga Viktoria Plzen në Republikën Çeke, 0:1.

    Përkundër rivalitetit në fushën e blertë, therandasit e përmendin miqësinë mes dy popujve.

    Tregon se ku nisi gjithçka në rrugëtimin e suksesshëm të suharekasve, ndërsa më pas flasin edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, futbollisti Edvin Kuç, tifozët etj.

    Kjo është hera e dytë që Ballkani po merr pjesë në garat evropiane dhe hera e dytë që bëri histori duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Klubi nga Suhareka pret që nesër të mbushet me shikues stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark