×
Show

Balmain shkëlqen në Paris

Insajderi
04 March 2016 - 08:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një javë mode në Paris, sfilata e vjeshtë-dimër 2016 nga Balmain ishte ajo më e mirëpritura, dhe sigurisht që ajo nuk zhgënjeu.

Stilisti, njëkohësisht dhe drejtori kreativ, Olivier Rousteing, ia kishte besuar veshjet sigurisht modeleve më në zë të momentit: Kendall Jenner, Gigi Hadid, Karlie Kloss, Jourdan Dunn, Rosie Huntington-Whiteley, Lily Donaldson, Joan Smalls dhe Lindsey Wixson. Teksa sfilojnë vajzat e Balmain nuk dhurojnë asnjë buzëqeshje.

Ngjyra bezhë me nuancat e saj, ajo gri, roza e zbehtë, e bardha dhe e zeza ishin ato që dominonin nga Balmain. Stili modern që nxjerr në pah linjat e femrave kryesisht belin, mbizotëronte tek të gjitha veshjet.

Çizmet e gjata mbi gju me material kamosh, janë edhe risitë e trendit të vitit 2016 për femra, që janë sjellë nga Balmain dhe ndjekur nga shumë firma të tjera.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark