Një situatë e tensionuar është parë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Teksa po debatohej për Veriun, kishte deklarata ofenduese mes pozitës dhe opozitës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se është ofenduar e kërcënuar nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.
“Në stilin e një banditi u kthye me një sër kërcënimesh të cilat i shoqëroj me të shara nga ulësja e kuvendit”, tha Bisimi.
Teksa, zëvendëskryeministri po fliste në foltore të Kuvendit dëgjohet zëri i deputetes Ganimete Musliu e cila kërkon nga kryesuesja e kuvendit që t’ia ndal fjalën pasi që po përdor fjalë si “Bandit”
Por, ajo dëgjohet edhe duke i thënë “Idiot, bandit je vet”./ Gazeta Insajderi/