×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

    Insajderi
    21 April 2021 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

    Gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi.

    Ministri Faton Peci e ka njoftuar Massimiliano Paolucci në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë duke filluar nga vlerësimet sektoriale, avancimit të legjislacionit e politikave publike per zhvillimin e punës në këtë sektor.

    Nga ana tjetër, Massimiliano Paolucci ka falënderuar ministrin Faton Peci për vullnetin e shprehur dhe bashkëpunimin, si dhe për vizionin e qartë për arritjen e objektivave strategjike në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillim ekonomik. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark