×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Shipitullës: Nuk ka polici që mund të na largojnë me dhunë

    Insajderi
    31 July 2017 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga tri propozimet e Bordit të KEK-ut për dalje nga kriza që mund të qoj vendin në kolaps energjetik, përfshihet edhe një ndërhyrje emergjente, ka zemëruar banorët e fshatit Shipitullë, pronarët e tokave që ende nuk janë shpronësuar.

    Opsionin e dytë sipas Bordit është parandalimi i ndonjë katastrofe për ndonjë zonë aty.

    “Të ndërmerren veprime që parashohin parandalimin e ndonjë katastrofe për ndonjë zonë ose banor. (kjo është e paraparë edhe me ligjet në fuqi, ligji mbi emergjenca që lejon veprim preventiv të agjencionit për menaxhimin e emergjencave)”, thuhet të jetë propozuar si opsion i dytë.

    E këtë opsion përfaqësuesi i banorëve të Shpitullës, Saim Krasniqi po e sheh si kërcënim se KEK po planifikon t’i largoj banorët edhe me dhunë.

    “KEK thjesht nuk po dëshiron që të gjejnë ndonjë zgjidhje. Nuk mundesh një fshat të tërë me e largu me dhunë. Nuk ka polici që na largon nga këtu pa i plotësuar kërkesat tona”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka thënë se shteti po i problematizon vetëm 8 shtëpi të cilat janë ndërtuar pas vitit kur fshati i tyre është shpallur Zonë me interes shtetëror.

    “Nuk janë 8 shtëpi por janë 140 që janë shtëpi spekulative, pra që janë ndërtuar vetëm për ta rritur çmimin e shpronësimit. Ministria e Mjedisit është dashur ta ndalojë këtë por nuk e ka bërë përkundër që banorët kanë lajmëruar disa herë”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

    Krasniqi i tha Insajderit se në fshat janë 240 shtëpi dhe vetëm 100 prej tyre janë të banorëve që jetojnë aty, e të tjerat janë ndërtuar për qëllime të shpronësimit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark