×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Shipitullës refuzojnë propozimet e KEK-ut: Këto janë dy kërkesat tona

    Insajderi
    31 July 2017 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri opsionet e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës i dha pas mbajtjes së mbledhjes për të diskutuar mbi daljen nga kriza e energjisë elektrike që mund të rezultojë me kolaps energjetik, për banorët e fshatit Shipitullë ku edhe ka ngecur problemi janë të papranueshme.

    KEK lajmëroi se edhe dy javë Kosova mund të hy në kolaps energjetik si pasojë e harxhimit të rezervave të linjitit pasi shteti ende nuk ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokave në fshatin Shipitullë, ku KEK duhet të nxjerrë qymyr.

    Saim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë, i tha Insajderit se asnjë nga opsionet e KEK-ut nuk janë të pranueshme.

    Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps

    “Asnjëra prej këtyre opsioneve nuk është ajo që kërkohet prej banorëve”, tha Krasniqi.

    “Këta po sillen rreth e rreth e nuk po e diskutojnë çështjen kryesore të krejt problemit”, shtoi ai.

    Krasniqi tha se kërkesat e banorëve janë të qarta.

    “Kërkesat janë punësimi i banorëve dhe kategorizimi i vlerësimit të shtëpive”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike 

    “Me dashtë, brenda dy orëve e zgjedhin këtë problem”, shtoi Krasniqi.

    Por sipas tij, KEK dhe vet drejtori i tij të cilit banorët ia kanë dërguar kërkesat edhe me shkrim, është fajtori kryesor për këtë problem duke u pasuar nga Minsitria e Mjedisit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark