×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Banori i “It’s my home” ishte arrestuar për mashtrim, kërkonte para për familjarin gjoja të sëmurë

    Insajderi
    12 October 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka disa ditë që ka nisur edicioni i tretë i show-it kontravers ‘Its my home’. Pjesëmarrës në të janë persona nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe një mërgimtar nga Austria.

    Hajredin Pireci në videon e prezantimit të tij, tha se punon si menaxher në Mc Donald’s në Austri.

    E, kjo nuk është hera e parë që ai ndodhet para kamerave televizive. Para gjashtë muajsh Pireci kishte rënë në rrjetën e emisionit hulumtues ‘Piranjat’, ku ishte kapur duke mashtruar në emër të bamirësisë.

    Ai kërkonte të holla me një histori të shpikur për një familjar të tij, për të cilin pretendonte se i duhet shërim jashtë vendit dhe se për këtë i nevojiten 18 mijë euro. Caku i tij i preferuar për gjah, ishin mërgimtarët, të cilët i priste në aeroport dhe u kërkonte para.

    Për këtë ai trajnonte edhe persona të tjerë, duke i mësuar që të kërkojnë shuma të vogla parash pasi që sipas tij “1 euro, 2 euro i ka gjithkush”.

    Lidhur me këtë, 30-vjeçari me prejardhje nga Prizreni kishte rënë në prangat e Policisë dhe ishte shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark