×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Barrierat në kufirin e Morinës janë larguar” – një ditë pasi paralajmëroi bllokim, zgjidhet problemi Berjani falënderon këta dy persona

    Insajderi
    19 April 2024 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ditë pasi paralajmëruan se mund të ketë bllokim të kufirit në Morinë, për shkak se bizneset kosovare sipas kryetarit të Naftëtarëve nuk po trajtoheshin siç duhet nga doganierët shqiptar, ky problem është zgjidhur.

    Për zgjidhjen e kësaj çështje janë përfshirë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe zëvendës ambasadorja e Shqipërisë në Kosovë, Pranvera Teli-Dibra, të cilët janë falënderuar nga Berjani.  

    Në reagim thuhet “Kam kënaqësinë të i njoftojë të gjithë importuesit e derivateve të Kosovës se barrierat në kufirin e Morinës janë larguar dhe tani mund të zhvillojnë operacionet e biznesit të tyre pa asnjë problem”.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani dje i është drejtuar me një shkresë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti atij të Shqipërisë, Edi Rama për trajtim jo të denjë nga Dogana e Shqipërisë në kufirin në Morinë.

    Berjani ka thënë se si biznese kosovare po ndjehen të përjashtuar dhe dëmtuar nga veprimet e doganierëve në kufi.

    Kjo sipas tij për shkak të procedurave të paligjshme dhe të papranueshme, të cilat po u shkaktojnë kosto dhe vonime të panevojshme.

    Ai i quan të paarsyeshëm e kërkesat për “ripeshimin, skanimin dhe analizat e cilësisë së mallrave”.

    Berjani në shkresën që e ka siguruar Insajderi, mes tjerash thotë se janë duke u përballur me situata të pakëndshme dhe të padrejta.

    “Kjo praktikë e papranueshme nuk vetëm që sjell dëme ekonomike, por gjithashtu shkakton një dëm të pakthyeshëm për imazhin dhe besueshmërinë e bizneseve tona në tregun e Shqipërisë”, thotë ai mes tjerash.

    Në fund të shkresës ai paralajmëron se në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret seriozisht do të ndërmarrin veprime më të rrepta, si bllokimi i kufirit në Morinë.

    “…ne dëshirojmë të theksojmë se nëse kërkesat tona nuk merren seriozisht në konsideratë. ne do të jemi të detyruar të ndalojmë procesin tonë të punës në kufirin në Morinë dhe të organizojmë një bllokadë të kufirit për të theksuar seriozitetin e situatës sonë”.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark