×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Basha i del kundër Qeverisë- pyet ministrin Aliu përse nuk po ndalen ndërtimet pa leje?

    Insajderi
    20 April 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar votimi në lexim të dytë i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, kjo pasi pushteti nuk i kishte votat e nevojshme.

    Telashe me numrat kësaj here u solli deputeti Dimal Basha i cili tha se nuk janë marrë fare për bazë vërejtjet që ai i ka pasur.

    Madje Basha ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu se përse nuk po ndalen ndërtimet pa leje.

    “Unë nuk marr pjesë në votim të këtij ligji, amandamentimi i ligjit ka qenë gabim, ligji ka shumë probleme. Ky ligj në këtë formë më shumë sjell probleme sesa zgjidhje. Shtëpitë duhet të legalizohen por jo ndërtesat. Ndërtimet janë bërë pa leje, ne si deputet duhet me ba një zgjidhje të përhershme për të gjitha ndërtimet pa leje, por paraprakisht duhet me i ndal, ministri në fjalë duhet me u marrë me ndalimin e ndërtimeve pa leje që ndodhin në krejt Kosovën”, ka thënë deputeti Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark